Parimet e Zyrës Avokatore Boshnjakovski

1.Interesat e klientëve tanë janë mbi gjithçka. Përvoja jonë tregon se, kur kujdesemi mirë për klientët tanë, suksesi ynë vjen vetvetiu.

2.Jemi krenarë për cilësinë profesionale të punës sonë. Me vendosmëri të pakompromis ndjekim synimin për të arritur përsosmëri në gjithçka që bëjmë. Synimi ynë është të jemi zyra më e mirë, jo më e madhja.

3.Në kuadër të marrëdhënieve tona me klientët, ne marrim rregullisht informacione konfidenciale. Shkelja e besimit ose trajtimi i papërshtatshëm apo i pakujdesshëm i informacioneve konfidenciale do të ishte i paimagjinueshëm.

4.Ne nxisim kreativitetin dhe imagjinatën. Edhe pse pranojmë se rruga e dëshmuar shpesh është e duhura, përpiqemi vazhdimisht të gjejmë zgjidhje më të mira për problemet e klientëve tanë.

5.Asetet tona janë punonjësit, kapitali dhe reputacioni ynë. Nëse cenohet ndonjëri prej tyre, ky i fundit është më i vështiri për t’u rikthyer. Prandaj u përmbahemi parimeve etike të profesionit të avokatit, pavarësisht kostos. Këtë parim e konsiderojmë si garancinë e vetme afatgjatë për fitimin tonë.

6.Integriteti dhe ndershmëria janë në qendër të veprimtarisë sonë. Nga punonjësit tanë presim që të respektojnë standarde të larta etike në gjithçka që bëjnë, si në punën e tyre për zyrën, ashtu edhe në jetën private.

7.Bëjmë përpjekje të jashtëzakonshme për të gjetur dhe punësuar personin më të mirë të mundshëm për çdo pozitë. Në sektorin e shërbimeve juridike e dimë se, pa punonjësit më të mirë, nuk mund të jemi zyra më e mirë.

8.Që të kemi sukses, punonjëset dhe punonjësit tanë duhet të pasqyrojnë larminë e komuniteteve dhe kulturave në të cilat veprojmë. Kjo do të thotë se duhet të tërheqim, mbajmë dhe motivojmë njerëz me prejardhje dhe këndvështrime të ndryshme. Diversiteti nuk është zgjedhje!

9.Në gjithçka që bëjmë, i kushtojmë rëndësi të madhe punës ekipore. Tek ne nuk ka vend për ata që i vendosin interesat e tyre personale mbi interesat e zyrës dhe të klientëve të saj.

10.Zyra jonë aktualisht është e vogël, por synimi ynë afatgjatë është rritja. Duam të jemi mjaft të mëdhenj për të marrë përsipër projektet më të mëdha dhe, njëkohësisht, të mbetemi mjaft të vegjël për të ruajtur besnikërinë dhe afërsinë që na dallojnë nga zyrat e tjera.

 

Boshnjakovski Law Office
Privacy Overview

This website uses cookies so that we can provide you with the best user experience possible. Cookie information is stored in your browser and performs functions such as recognising you when you return to our website and helping our team to understand which sections of the website you find most interesting and useful.